Sa vite mbushi Majki sot?!

By

Dita e sotme shënon edhe ditën më të veçantë për tashmë këngëtarin Majk i cili mbush plot 27 vite.

Me të kaluar ora 00:00 ai u gjend në prani të miqëve më të afërt të tij duke festuar eventin në fjalë teksa as suprizat me këtë rast nuk munguan.

Edhe pse shumë i suksesshëm së fundmi në muzikë nuk mund të themi se ai nuk ka punuar shumë për të arritur këtë status në tregun muzikor shqiptarë.

Ai e nisi si reper së bashku me grupin TDS me të cilët solli disa nga hitet më të mëdha në repin shqiptar.

Vite më pas nga grupi u largua Mixey duke mbetur kështu vetëm Onati dhe Majki i cili atë kohë njihej me emrin Dr Mic.

Me artistin tjetër ata sollën albumin ‘Hello’ në një stil më ‘Underground’ duke mos arritur suksesin e dëshiruar por kjo nuk e ndali artistin i cili me çdo kusht synonte majat më të larta pasi që talenti i tij ishte i dukshëm.

Duket se nuk ishte e thënë që artisti të arrinte diçka më tepër si reper teksa projekti i rradhës ‘Sjena mo’ e gjeti në bashkëpunim me reperin Ghetto Geasy por këtë herë Majki erdhi në version të këngëtarit.

E kjo ishte edhe kthesa më e madhe në karrierën e tij teksa kënga në fjalë theu çdo pritshmëri duke u shndërruar në një hit të padiskutueshëm.

Majki vazhdoi me stilin e njejt më pastaj në projektin ‘Dashni’ duke kapur suksesin e njejt me projektin paraprak për të vazhduar kështu me ‘Kcen’ e së fundmi edhe me ‘Fundi’ i cili do të lansohet pikërisht sot.

Për më tepër detaje rreth projektit ‘Fundi’ nga Majki mund të kuptoni në intervistën e mëposhtme të përgatitur nga gazetarja Maki Bajrami. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm