Sa të ëmbël! Postimi që shënon dymujorin e puthjes së parë të Sarës dhe DJ PM

By

Tani që të dy janë jashtë shtëpisë më të famshme, Sara Berisha dhe DJ PM po vazhdojnë jashtë atë që nisi brenda Big Brother.

Që nga dalja e Sarës nga shtëpia dhe DJ PM që e priste jashtë, dyshja kanë qenë të pandashëm.

Ata bënë edhe pushimet e tyre të para duke kaluar kohë në natyrën piktoreske të Bogës.

Duke u rikthyer pas në kohë, Sarah Berisha dhe Dj PM kanë shkëmbyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ puthjen e tyre të parë me 22 nëntor.

Ishte Sara ajo e cila bëri hapin e parë dhe e puthi. ‘O ça më bëre ti’- i thotë më pas DJ. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.

Sot, me 22 janar bëhen edhe dy muaj që kur çifti ndanë puthjen e parë dhe për të shënuar rastin Sara publikoi një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Në postim, çifti mbajnë duart dhe Sara e shoqëroi me mbishkrimin, “Gëzuar”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm