Sa qejf! Teuta Krasniqi ri-viziton fëmijërinë e saj me të bijat

By

Familja e Teuta Krasniqit së fundmi bënë shumë qejf në një park. Ajo, bashkëshorti Adonisi dhe dy vajzat, Tara dhe Kaia u shfaqën së bashku në postimet e fundit të aktores.

Adonisi po i jepte zemër Tarës që të ngjiste një pemë, dhe mami që po xhironte skenën dëgjohet në prapaskenë duke brohoritur.

Tara ia doli, ajo ngjiti pemën dhe mori shumë duartrokitje nga familja.

Më pas ishte radha e Teutës, e cila në një pjesë të videos thotë se “Fëmijëria nuk është një fëmijëri nëse nuk ngjet një pemë”.

Dhe kështu, Teuta ngjiti pemën për shumë shkurt pasi që e vogla e saj Kaia po shqetësohej dhe dëgjohej duke qarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm