Kur përmes Prive.al raportuam për lidhjen e Leonora Poloskës dhe Andin Randobravës, shumëkush lajmin e mori me habi.
Një çift brenda përbrenda estradës që u krijua në heshtje, zuri në befasi publikun.
Por dyshja, aq shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, po i kryejnë shumë shpejt procedurat.
Pak kohë më parë u fejuan të rrethuar nga familja kurse shumë shpejt do martohen.
Nëse datën nuk e kanë caktuar për martesë, e njejta nuk vlen edhe për pushimet.
Leonora dhe Andini për Prive treguan se në muajin Gusht do pushojnë në ishujt luksoz të Briuneve. Një natë në ishujt ku ka pushuar Tito, kushton mbi një mijë euro.
Çifti po mendojnë edhe për krijimin e familjes teksa ende s’kanë vendosur se ku do jetojnë së bashku. /Prive.al/