Këtë javë, Arjola Demiri është në nominim, dhe një nga ndjekësit e reality show ka vënë në dukje se ajo ka veshur sërish bluzën me emblemën e UÇK-së ku shkruhet edhe motoja “Liria ka emër”.
Sipas ndjekësit që ka komentuar këtë, dhe merr të drejtën të flasë në emër të shumë shqiptarëve të Kosovës, thekson se këtë aktorja po e bën me një prapavijë.
Së fundmi ka ardhur edhe reagimi nga llogaria e aktores në Instagram.
“Arjola n’zemer mban UCK e Kosoven e si merr leje askujt!
Ajo nderon Malesine e Gjakoves, Kosoven e gjithe Shqiperine me ate qe perfaqeson dhe shpreh dashurine dhe prap se ndalon jo nje Enver po 1 mln te tille .
Stop perdorimit te nacionalizmit te rreme, ne dem te saj . Ne nje rast te tille nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve. Kosoven e ka dashur qe diten kur lindi kur ende se dinte fatin e vet….. dhe luften e saj e ka ndjere po aq sa ju Enver sepse eshte bije Tropoje ! Ne profilin e saj ne bio nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qene flamuri Kosoves aty ! Ajo ate bluze ka 100 dite qe e vesh , 2 here ka qene ne nominim , edhe 2 mije vjet ne mos jetofte ajo niperit dhe mbesat e saj do e veshin ! Beni nje shetitje neper intervistat e saj te meparshme e shikoni sa e do at lum Kosove ! Kosove loçk ta du qat ♥️ jo voten , se une jam e juaja e vota asht e huaja ! Proud”, shkruhet në postim. /Prive.al