Përveç talentit dhe karrierës që Xhensila Myrtezaj ka shumë për t’u lakmuar, janë edhe linjat e saj trupore.
E bukuar me një bukuri natyrale, por për një fizik si të këngëtares duhet mjaft shumë punë dhe dedikim.
Ndonëse shumë e zënë me muzikën dhe linjën e saj të produkteve “Sila”, Xhensila arrin të ushtrojë gati çdo ditë të javës. Sipas këngëtares, të paktën 5 ditë në javë duhet palestër që të mbajë trupin e saj në formë.
Prive ishte në Tiranë për të vizituar këngëtaren ku edhe realizuan një intervistë.
Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al