Rikthimi në kohë: Ja si dukeshin djemtë e Kafenesë në sezonin e parë

By

Vazhdojnë të pëlqehen e të shikohen me po të njejtin intenzitet.

Por, nga paraqitja e parë e aktorëve në serialin ‘Kafeneja jonë’ ka kaluar mbi një dekadë përkundër faktit se me ritmin e suksesit nuk kanë pasur ulje, por kanë vazhduar në të njejtën linjë.

E duket se tashmë në prag të rikthimit serioz me Gjirafa.com, ekipi i aktorëve po ndihen nostalgjikë për fillimet kur mori jetë gjithçka që rrethon emrin e serialit më të sukesshëm të ekraneve kosovare.

Ka qenë aktori Fatmir Spahiu ai që sot përmes një postimi në Instagram ka postuar një foto me Astrit Kabashin dhe Fatos Kryeziun në periudhën përgjatë viteve 2004/05.

Djemtë definitivisht nuk është se kanë ndryshuar shumë nga ajo periudhë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm