Rudina Magjistari, si rrallë herë kritikohet ashpër

By

Prezantuesja Rudina Magjistari, me ëmbëlsinë ndër vite dhe emisionet që ka pasur dhe ka është shndërruar në një prej figurave më të pëlqyera të ekranit shqiptar.

Por, audienca e saj e cila është mësuar kaherë me formatin e programit të pasdites dhe temat që ajo trajton ditën e djeshme ka mbetur e pakënaqur.

I gjithë emisioni ‘Rudina’ është fokusuar dje në një seks-shop online që pritet të hapet sot në Shqipëri.

Të ftuara në panel ishin dy prej themeluesve bashkë me dy gazetare, Alba Çobaj e Dasara Karaiskaj të cilat diskutuan mbi marrëdhënien në çift dhe ndikimin e lodrave seksuale në një relacion të tillë.

Demonstrimi i disa prej mjeteve dhe kremërave direkt në emision për gati një orë të plotë duket se nuk i ka pëlqyer aspak audiencës së prezantueses që nuk janë të mësuar me një spektër të tillë të temave.

Pas përfundimit të emisionit, në rrjete sociale ka vërshuar një vlug i kritikave që shprehnin pakënaqësinë dhe dëshpërimin mbi temën që trajtonte ky edicion mes tjerash edhe për faktin se transmetohej në një fashë orari nga ora 5 deri në 6 të pasdites.

Rudina e cila mbase e ka pritur një gjë të tillë shkaku që seksi akoma konsiderohet tabu në shoqërinë tonë, ka zgjedhur të mos replikojë ndaj vlugut të madh të komenteve kritikuese. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm