Sophie Turner dhe Joe Jonas ndajnë fotografi të papublikuara më parë

By

Aktorja Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas, ndanë foto të papublikuara nga dasma e tyre, për të festuar dy vjetorin e lidhjes së tyre.

Aktorja e “Game of Thrones”, ndau një foto të ëmbël, me Jonas, 31 duke kërcyer në pritjen e tyre të dasmës.

Gjithashtu Joe ndau disa fotografi në rrjetin social Instagram, me mbishkrimin “Dy vitet më të mira të jetës sime. Të dua Sophie”.

View this post on Instagram

A post shared by J O E J O N A S (@joejonas)

Në një foto tjetër, ai ndau pamje nga skena e dasmës, ku vëllezërit e tij Kevin dhe Nick u bashkuan me të për një shfaqje.

Jonas dhe aktorja u lidhën në Las Vegas pas çmimeve ‘Billboard Music Awards’. Ata më pas u martuan më 29 qershor 2019, në Château de Tourreau në Sarrians, Francë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm