Dhe krejt rastësisht, prezantuesja Rudina Magjistari duket ta ketë gjetur veten “shtatzënë”.
“Me barrë” kësaj here “e kanë lënë” portalet dhe komentuesit në rrjete sociale të cilët nga fotot e pushimeve me partnerin, Xhavitin dhe vajzën Mia, kanë ngritur pikëpyetje të tilla.
Madje, kanë pasuar edhe urimet të cilat kanë bërë që Rudina të reagojë.
Prezantuesja ikonë e pasditeve shqiptare e ka mohuar vërtetësinë e këtyre raportimeve.
“Po ç’janë këto lajme mi aman” – është shprehur ajo duke qeshur me lot.
Mes tjerash, Rudina ka pasur edhe një cilësim për portalin i cili i duket “copë copë”.
Kujtojmë se prezantuesja në shtator i rikthehet audiencës së saj besnike të programit të pasdites në TV Klan ku është e pozicionuar prej tashmë më shumë se një dekade. /Prive.al