Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa ka prezantuar sonte emisionin “Prive”, në kuadër të “Sfidës së Emisioneve”, që u dha nga “Vëllai i Madh” për nder të 14-vjetorit të themelimit të mediumit Klan Kosova.
Kësisoj, ajo e ka moderuar edhe rubrikën “E vërtetë, e pavërtetë”, derisa protagonist ishin banorët e BBVK-së.
“Bisedat e Mbresës dhe Xhulit në lavanderi janë të pahijshme – kjo është normalisht e pavërtetë”, ka qenë hyrja e një prej storieve të treguara përgjatë kësaj rubrike.
Por, për këtë dhe detaje të tjera, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.