Mëngjesi i sotëm u nis me një lajm të hidhur.
Këngëtarja e gazetarja Violeta Rexhepagiq u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare.
Rexhepagiq do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.
Violeta që theu çdo barrierë me shpirtin e saj si një artiste e lirë, pesë vite më parë ishte protagoniste në Klan Kosova në kuadër të ciklit të dokumentarëve ‘E vërteta e fshehur e yjeve’.
Dokumentari i realizuar nga gazetari Kron Sadiku, përfshinte rrugëtimin jetësor të Violetës që nga fëmijëria e hershme e deri tek karriera në muzikë e gazetari.
Miq të afërm të Violetës rrëfyen kujtimet dhe momentet me gazetaren e njohur e cila për veten foli shumë rrallë.
Një prej intervistave të pakta të saj ishte pikërisht për Prive në vitin 2013 kur Rexhepagiq ndau me Irma Xhemën rrëfimin e saj për etapat e jetës, përfshirë edhe aksidentin e rëndë të cilit i mbijetoi, ndonëse me shumë pasoja shëndetësore.