Pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Dafina Zeiqirin, Tayna e ka gati këngën e saj solo e cila sipas burimeve të Prive.al do të publikohet këtë javë.
“Bingo” quhet projekti i ri muzikor sipas fansave të saj të cilët edhe e kanë ngarkuar në internet.
Kënga e re po qarkullon tashmë kudo madje edhe në YouTube me tekst.
Theksojmë se Tayna ka qenë jashtëzakonisht e kërkuara këtë verë sidomos pas dueteve të saj, me Mc Kreshën dhe Lyrical Son e më pas edhe me Dafina Zeqirin.
Ajo pati koncerte çdo natë kudo ku ka shqiptarë dhe më pas udhëtoi drejt SHBA-ve për një pushim./Prive.al