Rrjedh ilegalisht në Youtube ‘DEMO’ e projekti të ri të Stresit! (VIDEO)

By

Reperi nga Shqipëria, Stresi, pas një pauze mjaft të gjatë që bëri në muzikë vendosi të rikthehet aty ku e la përmes një projekti mjaft interesant teksa punën edhe për prurje tjera pas tij nuk e ndali aspak.

Artisti tashmë ka gati disa produkte të cilat vetëm pritet që t’i publikojë e të presë më pastaj për rezultatet e tyre.

Por në një vend ku pirateria arrin kulmin e saj jo të gjitha planet mund të shkojnë siç duhet.

Artisti disa ditë më parë nxorri me vetë dëshirë disa pjesë të projektit të ri të cilat më pas u zhdukën nga rrjetet sociale por jo edhe nga Youtube.

Një llogari tashmë ka disa ditë që i ka nxjerrë një ‘DEMO’ të atij produkti i cili nga ç’mund të vlerësojmë do jetë një super produkt.

Ndoshta edhe artisti tashmë do nxitohet në publikimin e tij pasi ‘Enigma’ e atij projekti veçse është zbuluar. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=IUmvYaIs9qM

Artikuj të ngjashëm