Rritni energjinë përmes këtyre metodave të thjeshta

By

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?! – Atëherë ju jeni duke bërë disa gabime në mënyrën e jetesës. Këtu gjeni disa këshilla nga dietologia Lovneet Batra.

Rregulloni cilësinë e gjumit: Arsyeja më e madhe dhe ndoshta më e dukshme, që mund të ndiheni të lodhur është kur nuk flini mjaftueshëm. Privimi i gjumit ndikon shumë në disponimin, kujtesën dhe performancën tuaj njohëse. Pra, sigurohuni që të bëni gjumë të paktën shtatë orë në ditë.

Hani ushqime me vitamina: Një mënyrë e shkëlqyer për të rritur energjinë tuaj, është të ushqeni trupin tuaj me lëndë ushqyese cilësore. Magnezi (farat e kungullit, lulediellit) është një nga mineralet më të bollshme në trup dhe është i përfshirë në funksionin e muskujve dhe nervave, kontrollin e glukozës në gjak dhe prodhimin e energjisë. Vitaminat B (drithërat integrale, zarzavatet me gjethe) ndihmojnë trupin të përdorë lëndët ushqyese, që japin energji për karburant dhe pa vitaminat e grupit B, trupit i mungon energjia. Vitamina D (kërpudhat, e verdha e vezës, rrezet e diellit) është jetike për t’i bërë muskujt të punojnë me efikasitet, për të rritur nivelet e energjisë. Marrja e pamjaftueshme e hekurit mund të rezultojë gjithashtu në lodhje, sepse roli kryesor i hekurit është të ndihmojë qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjen në të gjithë trupin.

Stërvituni: Shtimi i aktivitetit fizik, lufton lodhjen dhe rrit nivelet tuaja të energjisë. Gjithashtu, stërvitja mund të çojë në nivele më të larta të dopaminës në tru, gjë që ndihmon në ngritjen e humorit.

Praktikoni meditimin: Shpërqendrimet e vazhdueshme vjedhin energjinë tuaj mendore. Meditimi vlerësohet si nxitës i menjëhershëm i energjisë, ai mund të ndihmojë në zbutjen e ankthit dhe stresit, të qetësojë mendjen dhe t’ju japë një pasqyrë më të mirë në mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Artikuj të ngjashëm