Rreziqet e të shkruarit mesazhe duke ecur

By

Të shkruash mesazhe dhe të ecësh është një dyshe e rrezikshme, e me studimin e ri australian ofrohen edhe prova.

Për këtë studim u rekrutuan 50 studentë nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor dhe si detyrë kishin kalimin e katër ushtrimeve. Njëri ushtrim ishte të shkruajturit ulur, tjetri ishte ecja pa dërguar mesazhe, tjetri ishte të ecurit bashkë me të shkruarit “Dhelpra e shpejtë  kërcen mbi qenin dembel” dhe e fundit ishte ecja dhe dërgimi i të njëjtit mesazh duke kaluar nëpër një vendkalim  ku pllakat rrëshqasin nga vendi.

Shkencëtarët zbuluan se përdorimi i celularit dëmtoi ndjeshëm ekuilibrin dhe stabilitetin e ecjes së studentëve.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada thotë se rreth 8% deri në 9% e të gjitha përplasjeve fatale të automjeteve  në Shtetet e Bashkuara janë për shkak të habisë në telefon, e cila përfshin përplasjet e automjeteve dhe këmbësorëve.

Por nuk është vetëm nga mesazhet. Një studim amerikan zbuloi se ndikojnë edhe përdorimi i kufjeve nga këmbësorët. Nga 116 vdekjet e raportuara midis 2004 dhe 2011, 68% ishin meshkuj dhe 67% ishin nën moshën 30 vjeç.

Artikuj të ngjashëm