Rrëqethëse: Fifi godet me këngën e saj në festivalin “Kënga Magjike” (VIDEO)

By

Nis me një melodi të ngadalshme dhe më pas dëgjohet zëri i saj i bukur.

Fifi ka vendosur që edhe këtë vit të jetë pjesë e garës për këngën më të mirë në festivalin “Kënga Magjike”.

Ajo ka mahnitur me interpretimin e saj gjatë mbrëmjes së djeshme, e po ashtu edhe me paraqitjen skenike.

Kënga quhet “Zhurmë” dhe këndohet në dialekt gegë. Madje ajo ka edhe një pjesë të këngës, ku interpreton një lloj recitali.

Fifin deri më tani atë e kemi parë të këndojë në studion e Ermal Mamaqit në emisionin e tij por ky bashkëpunim mori fund, ndërsa tani, ajo ka nënshkruar një kontratë me Top Channel. /Prive.al

 

Është një ndër zërat më të mirë shqiptarë, e ky aspekt as që konstetohet për Filloreta Raçin.

Gjatë kësaj jave, në intervistën e parë të saj për Prive, artistja ka treguar se pse është zhvendosur në Tiranë duke lënë Kosovën dhe muzikën në studiot këtu.

Fifi ka rrëfyer se ajo asnjëherë nuk ka pasur rastin ta shpalos veten pasiqë siç u shpreh për shkak të kilogramëve të tepërt nuk i kanë dhënë hapësirë studiot e këngëtarët tjerë.

Ajo gjatë gjithë kohës ka punuar për kolegë, teksa për vete ka qenë në hije. Rrëfimin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm