Kur Mbretëresha ngrihet në këmbë
Të gjithë ngrihen në këmbë. Të gjithë në prezencën e Mbretëreshës duhet të ngrihen në këmbë kur ajo qëndron në këmbë, kur del ose hyn nga dhoma.
Trashëgimtarët udhëtojnë ndaras
Që të ruajnë trashëgiminë e fronit, dy trashëgimtarë nuk lejohen të udhëtojnë bashkë në rast se ndodh ndonjë aksident ose sulm fatal.
Çanta e Mbretëreshës nuk është thjesht aksesor
Mbretësha për të mos u shfaqur e pasjellshme përdor çantën e saj të dërgojë sinjale sociale. Kur vendos çantën e saj në tavolinë gjatë darkës ajo nënkupton që darka ka përfunduar. Kur bart çantën e saj nga dora e majtë në të djathtë do të thotë që ajo dëshiron ta përfundojë bisedën.
Fustanet nusërore duhet aprovuar nga Mbretëresha
Nuset mbretërore kanë mundësi të zgjedhin fustanin e tyre të nusërisë mirëpo është Mbretëresha ajo që e ka fjalën e fundit.
RESPEKT
Në respekt për titullin e Mbretëreshës, Princi Philip burri i saj, duhet të ecë dy hapa mbrapa saj.
Mbretëresha mund të vozisë pa patentë shoferi
Vetëm Mbretëresha lejohet të vozisë pa patentë ose edhe pa targa në makinë. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes duhet të kenë patentë shoferi valide.
Pozicioni i mjekrës
Gratë mbretërore duhet të ecin gjithnjë me mjekrën e tyre paralel me tokën. Kur zbresin shkallët duart e tyre duhet të jenë të pozicionuara anash.