Rrëfimi prekës i Fjolla Morinës për nënën: Falënderon mjekët e QKUK-së (FOTO)

By

Fjolla Morina ka ndarë sot me ndjëkësit një histori goxha prekëse lidhur me shëndetin e nënës së saj.

Këngëtarja njoftoi se njeriu më i rëndësishëm në jetë, kishte një operacion shtatë orë në QKUK, dhe ia doli mbanë, gjallë.

“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë! 
Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit…luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im,ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë! 
Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje”, ka shkruar Fjolla.

Ajo postoi një fotografi duke mbajtur dorën e nënës së saj, të cilës ne i urojmë shëndet të plotë tani e tutje./Prive.al

Artikuj të ngjashëm