Emocionon Skerdi: Unë jam ky, nuk i jap rëndësi makinave e as jetës prej luksi (FOTO)

By

Pak minuta më parë, Skerdi ka befasuar me një shkrim të gjatë të bërë në Instagram.

Këngëtari vendosi të flasë për veshjen, pasi sipas shkrimit, ai është kritikuar disa herë për çmime të lira të rrobave.

Ai thotë se është mësuar të jetë i thjeshtë dhe do që ta vlerësojnë për muzikën dhe jo pamjen e tij.

Ndër të tjerash, Skerdi tha se nuk i jep rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi, pasi që ka gjëra më të rëndësishme para këtyre.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë, i cili u vlerësua nga shumë komentues.

“Të dashur ndjekës, tani është koha të flas unë. Tërë jetën time, jam munduar të fokusohem në muzikë sepse vetëm aty e kam gjetur veten. Rrallë herë i kam dhënë rëndësi veshjes edhe pse jetojmë në një kohë në të cilën po s’u duke mirë ‘nuk je IN’, gabim! Unë nuk mendoj kështu ose thënë ndryshe unë nuk jam ky. Unë nuk i jap rëndësi markave të shtrenjta, para kësaj kam gjëra më të rëndësishme. Unë nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi. Kam blerë rroba aty ku blini edhe ju të dashur ndjekës, dhe nuk më vjen turp, pavarësisht se jam këngëtar dhe e do profesioni, por unë jam ky – Skerdi i thjeshtë që do t’ju servoj vetëm muzikë të bukur. Nuk dua që unë të identifikohem për firma, makina luksoze apo pushime super të shtrenjta, dua që ta dëgjoni muzikën time, për këtë kam luftuar gjithmonë dhe do vazhdoj edhe më tutje. Dhe për fund, nuk është turp po u vishe lirë, turp është krimi apo gënjeshtra. Unë jam ky, dhe dua që të më vlerësoni për këtë gjë. Ju dua juve që më mbështetni por edhe juve që kritikoni”, ka shkruar Skerdi.

Këngëtari edhe pak ditë sjell bashkëpunimin e tij me Lumi B./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BvejToTgr1w/

Artikuj të ngjashëm