Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist Bucin – vështirësitë dhe sfidat e tij në jetë të përmbledhura brenda një rrëfimi.
Përgjatë rrëfimit Buci ka zbuluar detaje nga sfidat e tij, e një nga më të vështirat për të rezultoi të jetë lufta e fundit në Kosovë.
Aso kohë, Buci tha se ishte ndarë nga familja aksidentalisht, duke bërë që të përfundojë i vetëm në kohë lufte, derisa ka treguar në detaje se çfarë përjetimesh të rënda ka pasur.
Po ashtu, Buci ka treguar për njohjen me Veronën, dhe problemet që kishte hasur me familjen e saj për shkak të punës së tij në klubet e natës.
Ai është shprehur falënderues ndaj vendit të tij të punës, derisa i ka falënderuar përzemërsisht miqtë e tij, që thotë t’ia kenë zgjatur dorën, atëherë kur më së shumti kanë pasur nevojë.
Kuptoni më shumë detaje nga ky rrëfim, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.