Rrëfehet Marina: Kjo ishte gjëja më e vështirë rreth dasmës (FOTO)

By

Nusja më e re në skenën e shoubizit shqiptar, së fundmi ka qenë qendra e vëmendjes në këtë mes.

Marina Vjollca, moderatorja e Top Channel që tani ka kaluar në TV Klan, u martua me reperin kosovar Getoar Selimi, në mes zhurmash e komentimesh të pafundme.

Dhe si nusja më e re, ajo erdhi në emisionin Xing me Ermalin, për intervistën e saj të parë në këtë emision që shfaqet në televizionin në të cilin edhe ajo tani punon.

Duke u rrëfyer mbi dasmën e madhe që organizuan, ajo përmendi si punën më të vështirë çështjen e të ftuarve.

“Ahh se kë do ftonim e ku do i ulnim njerëzit  e më kë, ka qenë puna më e vështirë për ta bërë”, ka thënë moderatorja, në emisionin e Ermal Mamaqit. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm