Këngëtari që muaj më parë mori edhe besimin e popullit me votë, për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës, thotë se u paragjykua shumë kur vendosi të hyjë në rrugën e politikës.
Labinot Tahiri, kësaj here në Prive, dha një intervistë ndryshe duke mos folur vetëm për projektet e tij, por edhe për detyrën e re që ka marrë.
Labi për mikrofonin e Prive u shpreh se muzika i flen më shumë në shpirt dhe se e bën për vete, ndërsa punën e deputetit e sheh si punë në interes të popullit.
Ai tha se kur u fut në politikë, ka marrë kritika të ashpra dhe shpesh i janë referuar me gjuhë ofenduese, mirëpo kjo s’e ka ndalë atë e as popullin ta simpatizojë muzikën e tij.
“Më kanë sharë e ofenduar, por hajdeni në koncertet e mia. Aty vijnë nga 1000 veta, sallat i mbushi. Në mos besofshit hajdeni xhirojeni”, tha Labi. /Prive.al