Me rolin e tij në serialin ‘O sa mirë’ ai është ndër të preferuarit e publikut.
Aktori Kushtrim Qerimi i njohur në publik si ‘Rrahmoni’ hyn në listën e aktorëve shumë të suksesshëm dhe me një bagazh të madh profesional, por kjo siç duket nuk i ka ndihmuar të hyj në një listë tjetër.
Bëhet fjalë për 12-shen e ngushtë të aktorëve të pranuar në Teatrin e Gjilanit, teksa Kushtrimi ka qenë i 13-ti me rradhë.
Një fat tjetër në këtë konkurs ka pasur aktori tjetër, Ernest Zymberi i cili në rrjete sociale i ka treguar kolegut se ‘nuk e ka vendin aty’, respektivisht në listën e të pa pranuarve.
Rastet kur njerëz me meritë ngelin jashtë zgjedhjeve e konkurseve nuk janë të rralla në shoqërinë tonë. Ç’është e vërteta, ato fatkeqsisht janë shndërruar në diçka të zakonshme. /PRIVE.AL