Rozana Radi vazhdon të mbaj primatin e urimit më të hidhur për 7 Mars

By

Si çdo vit tjetër, edhe kësaj radhe në rrjete sociale kanë vërshuar komentet që shprehnin fjalë miradije për arsimtarët me rastin e 7 Marsit.

Të shumtë ishin artistët që nuk harruan të nderojnë veprën e mësimdhënësve teksa njejtë vepruan edhe politikanë të shumtë.

Por, një panoramë ‘urimesh’ krejtësisht ndryshe ishte një vit më parë kur këngëtarja Rozana Radi pati përplasur një fakt të hidhur kur bie fjala për një pjesë të caktuar të mësuesve.

Meqenëse jemi në atmosferën e festës së 7-marsit, ditës së mësuesve, s’rri dot pa i kujtuar. Sidomos ata mësues që kurrë nuk i dhanë dorë talenteve. Sepse frikësoheshin se do të vinte një ditë dhe do t’u zinim vendin e punës. Atë që vinin gjithmonë në krye nxënësit u bëheshin urë. Ata që kur dëgjonin diku të flitej mirë për talentin tënd, hidhnin baltë për ty. Ju nuk meritoni të festoni 7 mars. Lirojeni atë vend, boll e mbajtët, të dashur mësues armiq.” – pati shkruar ajo me rastin e festës duke u dalluar për shkrimin jo të rëndomtë.

Këtë vit, Rozi nuk ka shkruar asgjë të kësaj natyre por njëkohësisht as nuk ka uruar fare, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm