Pa u mbushur gati një muaj i plotë nga nisja e aventurës së re me emisionin investigativ ‘Boom’ bashkë me Fiori Dardhën, këngëtarja Rozana Radi është gati për hapin e rradhës.
Mbase e mbushur energji nga një varg i zhvillimeve të suksesshme përfshirë fitoren në festivalin ‘Kënga Magjike’, këngëtarja e njohur veten do ta provojë edhe në biznes.
Në një vendim që mbase nuk e prisnin të tjerët meqenëse nuk është se ka treguar afeksion të dukshëm më parë, Rozi do hapë një dyqan me fustane.
‘Rozana Radi Store’ do të titullohet thjesht kjo sipërmarrje e cila pritet t’i hapë dyer brenda pak muajsh.
Reklamimi vetëm se ka nisur kur Rozana përmes postimeve të fundit ofron modele që do jenë në dyqan së shpejti, me theks të veçantë për maturantet në ‘sfidën’ e tyre të dukjes sa më bukur në mbrëmjen e rëndësishmë të tyre.
Ndryshe, pak muaj më parë, ishte një tjetër këngëtare, Zaimina Vasjari ajo që hapi një dyqan të tillë. /Prive.al/