Një moment shumë interesant dhe qesharak ka përcjellur sonte performancën e Rozana Radit në spektaklin ‘Your face sounds familiar’.
Këngëtarja pasi përfundoi së imituari muzikantin Ray Charles, për pak sekonda u zhduk nga skena për t’u kthyer e veshur si Bleona në një prej paraqitjeve të saj në tapetet e kuq kur kishte veshur një veshje metalike.
‘I am Bleona from Qereti’ – thoshte mes tjerash Rozana teksa deklaroi se i duhen 10 milionë euro për sponzorim të punës artistike.
Bleona, me shaka tha se i duhen 15 milionë teksa i gjithë ky imitim u prit shumë mirë edhe nga vetë ajo. /PRIVE.AL/