Shën Valentini ‘ribashkon’ ish çiftin e njohur (FOTO)

By

Pak ditë më parë, prezantuesja Roza Lati bëri të ditur mendimin e saj për të ftuar në emision Stinen, ish-të dashurin e saj për shumë vite.

Ajo ftesën e bëri publikisht përmes rrjeteve sociale.

E duke njohur relacionin e tyre të pashembullt, siç edhe pritej, Stine ka pranuar!

Ai mëngjesin e sotëm ishte pjesë e emisionit ‘Hangover’ i cili transmetohet në Radio MCN, duke treguar se pavarësisht se të ndarë ata janë një shembull për t’u ndjekur.

Ndryshe, Stine tashmë është baba i një fëmije nga lidhja e re teksa mbi statusin e Rozës nuk është se flitet shumë. I dashuri i saj ishte zbuluar vitin e kaluar megjithatë mbetet e paqartë nëse ata po e vazhdojnë lidhjen.

Artikuj të ngjashëm