Këngëtarja Ronela Hajati është duke qëndruar këto ditë në Londër.
Edhe pse mijëra kilometra larg vendit të saj, ajo gjendet gjithmonë pranë ndjekësve me postimet e saj në Instagram.
Sigurisht që nuk munguan postimet nga vizita e saj në Londër, dhe në një nga postimet e saj Ronela na tregoi se një gjë ‘e pazakontë’ i ndodhi në Londër.
Hajnat kanë grabitur gjësendet personale të këngëtares!
Ronela informoi se shkoi në polici për të paraqitur rastin dhe që kishte bllokuar kartat, por ishte vonë sepse personat që e kishin grabitur atë, kishin bërë shopping, blerë byzylyqe dhe atlete pafund me llogarinë e Ronelës.
Më poshtë mund të shihni postimet e saj! /Prive.al