Këngëtarja Ronela Hajati ka bërë të ditur se kënga që e paralajmëroi dje “Panama” do vij në bashkëpunim me Varrosin.
“Jo këngë për me mbyll verën, por me ju nxef dimri!”, shkroi Hajati në rrjetin social Instagram, teksa ka zbuluar një nga skenat e klipit.
Në njoftimin e lëshuar nuk është specifikuar një datë finale se kur do të publikohet kënga e radhës.
Kujtojmë se këtë verë Ronela solli disa këngë, shumica prej të cilave rrëmbyen zemrat e publikut.
View this post on Instagram