Ronela Hajati ka vendosur t’i bëjë bashkë të gjitha këngët e saj që thyen tabu që nga fillimi i karrierës së saj.
Këngëtarja bëri përmbledhje me shumë projekte muzikor dhe i postoi në Instagram.
“First chapter! Pas shume konkurrimesh neper kompeticionet e talenteve te reja e kuptova qe e vetmja menyre per tia dale eshte te merresh vete me gjithcka! 16 vjec me kengen e pare,e sot pas 13 vitesh mund te them me plot gojen qe cdo kenge ka qene e mire per kohen e saj, shume emocione,shume tabu te thyera, kritika,verejtje,paragjykime derisa njerezit jane mesuar me mua! Ju kam ne zemer!”, ka shkruar Hajati.
Ajo vazhdoi duke postuar më pas edhe me kapitullin 2 pas të parit që e cekëm lart.
“Chapter 2…
Jane 2 Ronela… Nje ne kamera,nje jashte saj… kush me njeh e di se sa e dua punen dhe skenen , saqe dua te jem e perfshire ne cdo proces te saj… Jam shume e kenaqur dhe mund te them me bindje qe kam nga videot me te bukura qe jane realizuar ne Shqiperi! Disa nuk jane kuptuar,disa nuk kane marre vemendjen e duhur ne moment, por me kalimin e kohes jane pelqyer dhe un kam marre cmimin me te madh! Juve… “.
Dhe në fund, Ronela postoi edhe kapitullin e tretë duke thënë ka shumë njerëz për t’i falënderuar por me shumë prej tyre nuk flet sot./Prive.al