Këngëtarja Ronela Hajati, kohëve të fundit është mjaft aktive në skenën muzikore me prurje të reja.
Ditë më parë artistja publikoi bashkëpunimin me Vig Poppën “Alo”, e cila u pëlqye menjëherë nga publiku.
Kënga ishte pjesë e albumit të saj “Rron”.
Përveç kësaj, Ronela me anë të një postimi në Instagram, ka lajmëruar se muajin tjetër, do të dal në treg videoja përmbyllëse e pjesës së parë të albumit.
Artistja gjithashtu është shprehur falenderuese, për njerëzit që kanë dhënë kontributin e tyre në realizimin e këtij albumi.
View this post on Instagram
“Katër këngët e para nga albumi visual “RRON”. Faleminderit per çdo fjalë të mirë dhe kritikë!
Në këtë album vij si kantautore dhe për mua është pergjegjësi tepër e madhe! Kam dashur të realizoj materiale totalisht ndryshe nga njëra tjetra! Janë dhe shumë këngë deri në fund të vitit! Videoja përmbyllese e pjesës së parë del muajin tjeter, dhe deri atëherë dua të falenderoj shumë njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre për të realizuar gjithe këtë punë kolosale! Ju dua me zemër.
Artistja nuk dha ndonjë datë zyrtare të publikimit të këngës së ardhshme. /Prive.al