Ronela Hajati para pak jave ishte e ftuar në Privé ku tregoi se këtë verë ka dy projekte.
“Bardh e Blu” e po ashtu edhe “Aventura”, xhirimet e kësaj të fundit janë bërë dje.
Mirëpo, duket se Ronela edhe pse po e finalizon nuk do e publikoj këtë këngë.
“Nuk besoj se mund ta publikoj këngën. Në momentin që muzika është e cenzuruar më duket e pakuptim. Shikoj një pjesë të njerëzve me ofendime kundrejt artistëve pse kemi kërkuar të drejtat tona.” – ka shkruar Hajati teksa i është përgjigjur ndjekësëve në Instagram ku ka zbuluar edhe se do të vij në duet me Jay Santos më vonë, pasiqë për këtë verë nuk do të ketë duete nga ajo./Prive.al