Ronela Hajati është njëra prej këngëtareve të cilën nuk e shohim njësoj pothuajse në asnjë klip, duke bërë që të duket një person krejtësisht tjetër me stilet e saj unike të cilat i rezervon për projektet e saj.
Këngëtarja postoi një fotografi sot në llogarinë e saj në Instagram duke bërë me dije se ka disa plane për këtë gjysmë vit që ka mbetur, por nuk i zbuloi cilat janë.
Deri tani, artistja solli mjaft projekte të cilat rezultuan të suksesshme, duke përmendur të fundit ‘Do ta luj’ e ‘Maje Men’ që u mirëpriten nga fansat.
Se çfarë ka përgatitur Ronela, mbetet ta shohim në të ardhmen e afërt.