Shumë prej artistëve shqiptarë uruan sot me rastin e tetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Mirëpo Rona Nishliu, përtej urimeve shabllone në shkrimin e saj ka rikujtuar realitetin e hidhur të ndarjes së Mitrovicës, qytet nga i cili vjen.
Të dashur, Gëzuar Dita e Pavarësisë! Me shpresë, sa më shpejt me pavarësi të plotë dhe të vërtetë në gjithë territorin dhe me liri të plotë të lëvizjes edhe në Mitrovicën tonë. Fatkeqësisht urimi im mbetet i njejtë çdo vit, i njëjtë mu sikur kjo e vërtetë problematike të cilën nuk duhet ta shtrembërojmë dhe për të cilën duhet të punojmë e gjejmë zgjidhje njëherë e mirë, dhe sa më parë! #Gëzuar8#MeMitrovicëneBashkuar – ka shkruar Rona në profilin e saj në Facebook.