Kampioni kosovar në boks, Robin Krasniqi, ka vizituar kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Tash pothuajse 19-të vjet nga ngjarja makabre që tronditi botën ku 27 anëtarë të kësaj familjeje mbetën të vrarë, boksieri ka bërë homazhe te varrezat e tyre.
Si patriot që është, ai fotografinë nga vizita e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, duke shprehur falënderimin për familjen që u sakrifikuar për lirinë e vendit.
“Përjetësisht Falënderues për veprën e Bacës Adem Jashari dhe mbarë Familjes Jashari në Prekaz. Atdhedashuria e tyre është LIRIA e jonë sot”, ka shkruar ai.