Kampioni i boksit Robin Krasniqi, që në karrierën e tij, deri më tani numëron 55 ndeshje profesionale, e 49 nga këto janë fitore, është personi i duhur ku mund të mësojmë gjithçka lidhje me boksin.
E tani Robini ka diçka të re për të ndarë me ne dhe të gjithë dashamirët e sportit.
Janë nisur punimet për palestrën e tij të parë të boksit e cila do të hapet me 1 tetor të këtij viti. Ai aty fton të stërviten të gjithë dashamirët e sportit e sidomos të boksit. Palestra gjendet në parkun industrial „Gewerbegebiet B2“ në qytetin Gersthofen (afër qytetit Augsburg). /Prive.al