Nuk duhet t’ju ikë teoria interesante e Ermal Mamaqit se si të bëheni të pasur

By

Batutat, e qeshura dhe karizma e Ermal Mamaqit janë karakteristikat që e bëjnë të veçantë humorin e tij.

Pas suksesit të tij në botën e televizionit dhe së fundmi të kinematografisë, Ermali sigurisht që gjendet në një situatë të rehatshme financiare.

Ai ndau për ndjekësit e tij në Instagram ndau një video, ku përmbajtja e saj na tërhoqi vëmendjen. Ai tregon situatën kur o je i dështuar o je drejtë suksesit.

“Një tregim i shkurtër. Nga jeta kemi mësuar shumë gjëra, por një nga mësimet më të rëndësishme që mund t’ju bëjë punë në këto momente të jetës është se: kur unë kam qenë në shkollë dhe rrija me njerëz, po themi me 5 njerëz të çuditshëm , unë isha i gjashti. Pasi lëviza dhe fillova të rrija me 5 njerëz të televizionit unë u bëra i gjashti. Në qoftë se ti po rri me 5 dështak atëherë ti je i gjashti, në qoftë se do rrish me 5 njerëz të pasur ti do jesh i gjashti. Pyete veten cilët janë 5 personat me të cilët kalon kohën tënde dhe do zbulosh që ti je i gjashti”, thotë Ermali.

https://www.instagram.com/p/Bzfk1ERBMdo/

Artikuj të ngjashëm