Robi, tani e tutje pa krahun e djathtë të emisionit, Erionën!

By

Për një vit e gjysmë sa “Robi plaket kur don vet” është në transmetim, programi i Robertit ka pasur një krah të fortë bashkëprezantuesen Eriona Sejdiu.

Me pyetjet e saj provokuese por edhe kiminë televizive me Robertin, ajo u bë shpejt personazh i dashur për audiencën.

View this post on Instagram

A post shared by @erionasejdiu

Por, një vit e gjysmë pas, këtij bashkëpunimi duket se i ka ardhur fundi.

Burime të sigurta të portalit Prive.al kanë bërë të ditur se është ndërprerë bashkëpunimi me programin dhe bukuroshen do ta shohim vetëm edhe në një episod të “Robi plaket kur don vet” i cili është xhiruar paraprakisht.

Arsyet mbesin të panjohura, por besohet që pjesërisht lidhen edhe me kohën e kufizuar nga angazhimet e reja të Sejdiut e cila para pak ditësh e ka lansuar brand-in e saj të veshjeve “Louvre”.

Për ata që e duan Erionën në ekran, ajo do të vazhdojë në një prej serialeve vendore edhe në këtë sezon të ri teksa mbetet ende e paqartë se kush do ta pasojë atë në pozitën e bashkëprezantueses krah Robert Berishës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm