Lidhja mes Robertit dhe Lauretës po shkon si më së miri.
Çifti po shfaqen të pandarë nga njëri-tjetrit. Bukuroshja nga Prishtina është duke e shoqëruar Robertin edhe në thuajse secilën mbrëmje muzikore, të cilat ai tash gjatë verës i ka të shumta.
Por, pak ‘bezdisës’ në kuptimin pozitiv të fjalës në çift duket të jetë Roberti.
Ka qenë Laureta ajo që ka postuar një video në Instagram në të cilën Roberti ndërhyn.
“S’të len me bo ni video” – është shprehur bukuroshja.
Momenti ka shkaktuar të qeshura mes çiftit. /Prive.al