Pas angazhimeve të shumta në dhjetor, xhirime festive, koncerte e pjesëmarrje në festivalin e fundvitit, Robert Berisha ka rezervuar pak ditë për pushime.
Ai është nisur në Bansko të Bullgarisë për disa ditë skijim por jo vetëm. Me vete ka marrë dhe personin e zemrës, vajzën e tij Renee e cila duket se është mjaft e zonja në këtë sport.
Vetë Roberti ka ndarë disa imazhe të Renee duke skijuar, pasion të cilin e ndajnë së bashku babë e bijë.
Përpos tyre, nuk dihet nëse dikush tjetër po i shoqëron ata, në këtë aventurë disa ditore./Prive.al