Këngëtari Robert Berisha ishte sonte i ftuar në emisionin Prive, pas publikimit të këngës ‘Dashnorja’ që u komentua mjaft shumë për tematikën e përzgjedhur.
Roberti shpalosi risitë në karrierë me ç’rast zbuloi se është në përgatitje të albumit të tij të cilin do ta publikojë këtë vit.
Megjithatë, këngëtari i njohur nuk shpëtoi pa u pyetur as në lidhje me jetën private.
Së fundmi, bashkë me Norën, ai bëri xhiron në portale për pushimet e përbashkëta të cilat nga shumëkush u interpretuan edhe si sinjal i ribashkimit të ish-çiftit.
Për këtë pjesë, Roberti foli në Prive me ç’rast sqaroi gjithçka duke u treguar si gjithmonë, tejet i drejtpërdrejtë.
Detajet ua sjell materiali i mëposhtëm. /Prive.al/