Roberti bëri rrëmujë, zbulohet ku është Laureta këto kohë

By

Ditën e djeshme, Roberti bëri rrëmujë në portale.

AI postoi një fotografi vetë i dyti duke dalluar inicialet, R dhe L në përshkrimin “left or right”.

Kjo u mor si një konfirmim i ribashkimit me Lauretën pas ndarjes në muajin shtator, për të cilën raportoi edhe emisioni Prive përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”.

Ai më vonë u tall me portalet duke lënë të kuptohet se i ka vënë gazetarët në lajthitje.

Megjithatë, është e sigurtë që fotografia nuk është shkrepur dje.

Laureta është zhdukur nga rrjetet sociale, por nuk është në Kosovë.

Prive.al mëson se Laureta është në një udhëtim në Itali, me një grup të shoqeve të saj.

Nga raporti me Robertin nuk ka të reja, ata sipas burimeve tona të sigurta vazhdojnë të jenë të ndarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm