Robert Berisha i ka komentuar aludimet e ngritura prej vitesh në publik, se ai e morri famën na nga ish bashkëshortja Nora Istrefi.
Roberti e ka mohuar që diçka e tillë të jetë e vërtetë.
Megjithatë ai e ka pranuar se Nora e ka ndihmuar të promovohet në Shqipëri.
“Unë në ’92, ’93 kur kam dalë në skenë, kur kam dalë në xhirimet e vitit të ri ska pasur as Youtube, as rrjete sociale, asgjë. Jo po ti e ke famën prej Norës. Nora ka qenë 5 vjeçe kur kam dalë unë në skenë, ama që ma ka dhënë një të shtyrë, po, sidomos në Shqipëri”, tha ai në “Dheze Mikrofonin”.
“Mua për në Shqipëri më ka dhënë një të shtyrë aq të mirë, e falenderoj përjetësisht”, shtoi ai.