Rivaliteti Babastars – OTR në sytë e kanalit francez: Si portretizohen grupet?!

By

 

Në Kosovë e Shqipëri, me veprimet e tyre shpesh përbëjnë diskursin kryesor mbi të cilin ndërtohen zhvillimet në shoëbiz.

Por, grupet e hip-hopit, Babastars dhe OTR kanë arritur të shtrijnë vëmendjen edhe përtej trojeve shqiptare.

Një prej kanaleve më të ndjekura në Francë, Canal + i ka kushtuar një minutazhë të madhe historikut të ndërtimit të muzikës hip-hop në trevat shqiptare, duke u fokusuar tek dy grupet.

Dokumentari që do transmetohet sonte është paralajmëruar përmes një promoje që tenton të portretizojë realitetin, ndonëse shumë shpesh me informacione të pasakta dhe tendencë për t’u hiperbolizuar.

Në insert, deklarohet se Shqipërinë dhe Kosovën i bashkon vetëm gjuha dhe feja teksa dallimet kulturore janë shumë të mëdha shkaku i dy realiteteve mbi të cilat është janë zhvilluar shoqëritë respektive.

Artistët që bëjnë hip-hop në Kosovë konsiderohen si pionerë të këtij zhanri me Babastars si grupin me më së shumti sukses.

Si rrjedhojë, depërtimi i Noizyt me sukses në Europë, kapërdihet vështirë marrë shkas faktin se siç potencon dokumentari, artistët në Shqipëri konsiderohen si më prapa sesa ata në Kosovë në bazë të këndvështrimit të këtyre të fundit.

Dokumentari i plotë transmetohet pas pak orësh, respektivisht në orën 23:00 teksa promoja e mëposhtme për të gjithë frankofonët, sjell detaje më të hollësishme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm