Ditën e djeshme u bë publik lajmi se prezantuesja britanike Caroline Flack kreu vetëvrasje në moshën 40-vjeçare.
Veprimi fatal erdhi rreth tre javë përpara një seance gjyqësore për akuzat e dhunimit të ish të dashurit të saj, Lewis Button, në atë që menaxhmenti i saj e konsideroi si ‘spektakël gjyqësor’.
E duket se ky lajm i kobshëm ka prekur shumë edhe Rita Orën, e cila e ka njohur për së afërmi prezantuesen falë përvojës së para disa viteve në jurinë e X Factor.
Përmes Instagramit, Rita ka evokuar kujtimet me të ndjerën duke u shprehur:
‘Caroline ishe një dritë e vërtetë për këdo që takove. Unë akoma mund të të dëgjoj të qesh tani, të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Unë ndjehesha e bukuar që të kisha shoqe. Shpresoj se vdekja jote nuk është e kotë dhe një mësim mësohet sot. Le t’i themi ndal poshtërimit publik, sharjes dhe ngacmimit nga media. Le të ndalojmë së synuari të rinjtë. Le të qëndrojmë së bashku dhe të përdorim mediat sociale më me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutemi shikoni përreth për të parë se cili nga miqtë / familja juaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack, familjen dhe miqtë e saj gjatë këtyre momenteve tragjike’.