Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka arritur në Kosovë së bashku me burrin e saj, Taika Waititi. Ajo sot feston ditëlindjen e saj të 33-të.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur lajmin e arritjes së saj në vendlindje.
Rama ka mirëpritur dhe ia ka uruar ditëlindjen këngëtares kosovare me famë botërore, transmeton Klankosova.tv.
“Mirë se erdhe në shtëpi dhe Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje Rama i ka uruar një qëndrim përrallor në Kosovë, Taika Waititit.
“Mirë se vini në Kosovë Taika Waititi, ju dëshiroj një qëndrim përrallor”, shkroi ai.